Iliri, Sheila dhe Paloma kanë folur për marrëdhënien e Semit me Donaldin, të cilët janë tepër të afërt me njëri-tjetrin.
Të tre mendojnë se ka diçka përtej miqësisë ndonëse Semi shpesh herë ka thënë që nuk mund të ketë marrëdhënie me ish partnerin e shoqes së ngushtë sepse e konsideron si ti marrësh burrin motrës.
Iliri: Shikimet i kam parë por gjëja më thelbësore është reagimi i Semit në një moment kur parmbrëmë po flisja me Donaldin për diçka… Reagimi i saj më konfirmoi diçka më të madhe se shikimi vetë. Ajo ka pëlqim më tepër se miqësor, për Donaldin nuk mund të flas me siguri. Sigurisht janë persona që kërkohen në të njëjtën mënyrë, janë gjithmonë në të njëjtin vend.
Sheila: Unë i qëndroj asaj që kam shprehur. Kam analizuar për Semin, kemi qëndruar dhe kemi kaluar kohë të këndshme duke kënduar, por jo të flasim me njëra tjetrën. Kur po flisja me Paloma, duke analizuar më shumë Semin, këtë kisha vënë re dhe kur kam hyrë kam menduar se ishin cift se nga afrimiteti atë më linin të nënkuptoj.
Paloma: Po diskutonim diçka që nuk ka lidhje. Semi përmendi që janë 2 banorë në shtëpi që nuk ka fare kontakt dhe është Arditi e Sheila. Nuk shikoj një feeling mes tyre, i kam parë si dy shokë dhe nuk e kam parë se do ketë zhvillim me tyre.
Top Channel