Memorandumi tre palësh për Korridorin 8/ Balla: Një ndër projektet më të rëndësishme për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor

19/10/2021 18:21

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka përshëndetur nënshkrimin e memorandumit tre palësh mes Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut sa i takon Korridorit 8.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se Nënshkrimi i këtij memorandumi është një hap i rëndësishëm i bashkëpunimit mes tri vendeve, për një ndër projektet më të rëndësishme për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Përshëndes nënshkrimin e memorandumit tre palësh mes Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut sa i takon Korridorit 8🤝🛣🚦

👉Një hap i rëndësishëm i bashkëpunimit mes tri vendeve, për një ndër projektet më të rëndësishme për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor🇦🇱🤝🇧🇬🤝🇲🇰

👉Nga Durrësi-Rrogozhinë-Peqin-Elbasan-Librazhd-Prrenjas, ky korridor është dhe mbetet shumë i rëndësishëm për Shqipërinë.
#ShqipëriaeArdhmjaJonë🇦🇱⭐
#SkaKohëPërPushim🏃‍♀️ 🏃🏻‍♂️

Top Channel