Tensionet në veriun e Kosovës u reflektuan dhe në sallën e Kuvendit, ku kryeministri Albin Kurti u përplas ashpër verbalisht me Ramush Haradinaj, që doli me pretendimin se operacionet policore në veri janë bërë me qëllim për ta dorëzuar atë zonë.

Kurti iu përgjigj duke thënë se atje ka sot më shumë rend e ligj nga sa ka pasur ndonjëherë.

Kurti e vazhdoi sulmin e tij duke shtuar se ajo zonë ishte e rrezikuar kur Haradinaj priste në zyrë Milan Radojiçiçin.

Asnjë barrikad nuk ka në veri. Nuk e rrezikon veriun Policia, por kriminelët dhe bashkëpunimi i tyre me politikanët”, është shprehur kreu i ekzekutivit, që shtoi më tej se komentet e Haradinaj ishin një sulm ndaj moralit të policisë.

Me 13 tetor autoritetet në Kosovë ndërmorën një aksion anti-kontrabandë në disa komuna të vendit përfshirë atë të Mitrovicës së Veriut.

Ky operacion është përcjellë me protesta të dhunshme të serbëve që jetojnë në këtë zonë. Përleshjet midis policisë dhe protestuesve lanë të lënduar 20 persona, në mesin e tyre edhe zyrtarë policorë të Kosovës.

Kosova dhe Serbia ranë dakord në Bruksel më 30 shtator për një zgjidhje të përkohshme që përmes letrave ngjitëse të qarkullojnë veturat e njëra tjetrës në të dyja vendet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA