Icardi kërkon largimin nga Parisi, negociohet shkëmbimi i bujshëm me Barçën

19/10/2021 13:23

Që prej krisjes së raporteve me drejtuesit e Interit, Mauri Icardi nuk po gjen qetësi dhe pasi përfundoi për shumë kohë në pankinën e Paris Saint Germain, tani po përballet edhe me probleme me bashkëshorten Wanda Nara, e cila e akuzon për tradhti.

Së fundi mësohet se sulmuesi ka provuar të bëjë paqe me bashkëshorten, por në të njëjtën kohë, ka kërkuar edhe largimin nga Parisi, një qytet që duket se nuk i pëlqen shumë Wanda Narës, e cila gjatë këtyre kohëve ka jetuar mes kryeqytetit francez dhe Milanos.

Pikërisht për këtë arsye, Leonard është vënë menjëherë në lëvizje dhe ka hapur negociatat me Barcelonën për një shkëmbim të mundshëm mes Mauro Icardit dhe Sergio Agueros, me këtë të fundit që iu bashkua katalanëve vetëm verën e kaluar.

Aguero zgjodhi Barcelonën vetëm prej Lionel Messit dhe tani do të ishte shumë i lumtur të ndiqte sërish mikun e tij te PSG-ja, ndërsa për Icardin do të ishte një shans i artë për t’u rikthyer në klubin ku edhe është rritur, pasi ka qenë pjesë e akademisë së katalanëve.

Për momentin Icardi i është bashkuar PSG-së në grumbullim për ndeshjen ndaj Leipzigut mbrëmjen e sotme, megjithatë në ditët e ardhshme pritet të bisedojë sërish me drejtuesit, për të mundësuar një largim nga Parisi që në merkaton e janarit./SuperSport/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA