Të gjithë e njohim Donaldin si një aktor dhe moderator karizmatik. Mirëpo, ai ka thënë se në aktrim gjendet rastësisht, pasi ka studiuar për pikturë në Akademinë e Arteve.

Sikundër ka pranuar edhe vetë, piktura është pasioni më i madh për të. E këtë e ka treguar edhe brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Me mjete rrethanore, Donaldi gdhendi në një copë dërrase portretin e mikeshës së tij, Semit.

Sigurisht, ai mori komplimente të shumta për punën e tij që u vlerësua nga banorët. “E ke qarë!”– i tha Iliri-Donaldit teksa po komentonin pikturën e tij.

Sakaq, Donaldi rrëfeu se ka dëshirë të bëjë një ekspozitë. Ndonëse nuk zbuloi detaje të tjera se çfarë po mendon të realizojë, ai u tregua i qartë në synimin e tij për të ardhmen kur tha: “Dua të bëj një ekspozitë!”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA