Marrëdhënia mes Palomës dhe Monikës ka qenë shumë e tensionuar ditën e sotme. E gjitha nisi kur Paloma kërkoi të përdorte disa pjata që banorët të ushqeheshin, gjë që duket se e nervozoi tepër Monikën.

Situata u agravua më tej pasi Paloma vendosi ta provokonte. Tensioni mes tyre u ndje edhe nga banorët e tjerë, me të cilët gazetarja vendosi të komentonte situatën që ndodhi, duke u shprehur se çdo gjë ishte një lojë.

“Që kur debatuam në drekë nuk më ka folur më. Të më mbajë qëndrim mua për një pjatë? Tani ne edhe do luajmë, se çfarë do bëjmë. Unë nëse nuk luaj pak…”

Mirëpo, Iliri nuk ishte i të njëjtit mendim, duke thënë se pas debatit Paloma e kishte provokuar. Ai e këshilloi të linte mënjanë këto lojëra dhe të shkonte t’i fliste sepse është më e vogël.

“Epo ti e ke provokuar. Shko e foli se është më e madhe ajo se ty.”-tha Iliri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA