Elektriçisti 55-vjeçar ka rënë në kontakt me rrymën elektrike gjatë ndërhyrjes në një shtyllë të tensionit të lartë.

Sipas informacioneve, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merre ndihmën mjekësore në spital.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.10.2021, rreth orës 11:05, në Paskuqan, në rrugën “Fehmi Agani”, duke punuar në një shtyllë të tensionit të lartë, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike elektriçisti shtetasi K. G, 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA