Basha takon ambasadorin italian: Me Italinë na lidh shpresa e përbashkët për t’i parë popujt tanë më të bashkuar brenda BE-së

19/10/2021 20:15

Kreu i PD, Lulzim Basha është takuar me ambasadorin italian Fabrizio Bucci.

Me anë të një postimi në Twitter, Basha thotë se lidhja e Shqipërisë me Italinë nuk është vetëm historia, e kaluara dhe vlerat, por shpresa për t’i parë popujt të bashkuar brenda Bashkimit Europian.

Basha: Sot prita me kënaqësi të madhe ambasadorin, Fabrizio Bucci. Me Italinë na lidh jo vetëm e kaluara, historia jonë dhe vlerat tona, por mbi të gjitha e ardhmja dhe shpresa e përbashkët për t’i parë popujt tanë gjithnjë e më afër dhe më të bashkuar brenda BE-së.

Top Channel