“Avokat i Ramës dhe Bashës”/ Berisha sulmon Baton Haxhiun: Numri një i shërbimeve Jugosllave e shpalli të vdekur për…

19/10/2021 18:17

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar, nga foltorja për ringritjen e PD-së që sot është ndalur në Dibër, gazetarin Baton Haxhiu. Ai tha se Haxhiu në studiot televizive bën avokatin e dy kundërshtarëve politike, Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

Berisha tha se Baton Haxhiu ka qenë bashkëpunëtor i Jovica Stanishiqit, numri një i shërbimeve Jugosllave, dhe kjo është e dokumentuar nga Gjykata e Hagës.

Berisha: Hidhni sytë ekraneve televizive se shërbëtori i dy zotërinjve është personazh, por ju s’do gjeni kurrë avokatë të dy kundërshtarëve, përveç se në Shqipëri, Baton Stanishiqi avokat i Ramës dhe Bashës. Miqve të mi demokratë i bëj thirrje të mendojnë për një moment. Nuk po ndalem se ç’përfaqëson Dushani i ri, Baton Stanishiqi një njeri i dokumentuar nga Gjykata e Hagës bashkëpunëtor i Jovica Stanishiqit, Jovica ka qenë numri një i shërbimeve Jugosllave, një njeri që sipas dokumenteve Jovica dhe shtabi i tij e shpalli të vdekur në Brezovicë për misionin që do i ngarkonte.

Si mund të jetë avokat i dy kundërshtarëve ky. E di pse ndodh, por kjo është turp e faqezezë për ne. Ish-kryetari i ynë ka avokat në studio televizive avokatin e Ramës. Ne jemi katandisur në këtë gjendje, ndaj dhe ftoj miqtë tanë të mendojnë se në mënyrë absolute ne ecim nga disfata në disfatë. Çështja është ta merrni ju në dorë dhe të vendosni ju.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA