Arjola flet për familjen: “Nuk duan prindërit të vijnë në Tiranë”
19/10/2021 01:02
Arjola është padyshim një nga banoret që është treguar më e hapur rreth jetës private në “Big Brother VIP Albania”. Ajo ka bërë rrëfime që publiku nuk i kishte dëgjuar më parë, duke zbuluar edhe anën tjetër që nuk e kishim ditur për jetën e saj.
Mbrëmjen e sotme aktorja ka folur për familjen, prindërit dhe vëllezërit. Ajo tregoi se ka dy vëllezër që jetojnë në Tropojë, e më tej shtoi se prindërit e saj nuk duan të vijnë të jetojnë në Tiranë.
“Kam dy vëllezër në Tropojë, një 17 vjeç dhe një 29. Nuk duan prindërit të vijnë në Tiranë”.
Top Channel