Alibeaj: S’ka ngërç për vetingun/ Përgjigja për kërkesën e PS për zgjatjen e mandatit të vettingut

19/10/2021 19:30

Partia Demokratike mendon se shtyrja e afateve të organeve të vettingut nuk është çështje emergjente, pasi sipas saj në ndryshimet kushtetuese të vitit 2016 ishte parashikuar zgjidhja edhe për këtë rast.

“Nuk ka ngërç. Kushtetuta parashikon që në momentin kur përfundon afati pjesën e mbetur duhet te ushtrojnë KLGJ dhe KLP, kjo është ne ndryshimet e kushtetueses se 2016 e duartrokitur nga të gjithë. Kërkohet vetëm zgjatje afati? Cfare do te thote kjo nga KPK te shkoje ne KLGJ, pra nga motra e Ballukut te shkoje tek kunati i Kodhelit?”, u shpreh Alibeaj.

Përballë mundësisë së një kërkese nga SHBA-BE, nënkryetari demokrat Enkelejd Alibeaj thotë se para mbërritjes tek një vendimmarrje duhet bërë një analizë se përse në 5 vite nuk përfundoi vettingu.

“Askush nuk mund të japë një përgjigje te qarte pa para arsyet, shkaqet dhe zgjidhjet. A duhet te mbaje pergjegjesi ai dikushi qe e ka dështuar vettingun?”,tha Alibeaj.

Demokratët kërkojnë që ndryshimi i kushtetutës të nisë me amendamentet e kërkuara nga PD. Enkelejd Alibeaj zbulon për Top Channel rrugën ku duhet të ecë dialogu politik.

“Ajo që kërkojme ne është zhberje e ndryshimimeve te njëanshme te bera ne 30 korrik 2020 pa konsensus e bere me nje qellim diabolik ne funksion te rezultatit te zgjedhjeve. Është gabim qasja e kujtdo partie politike që ti konsideroje ndryshimet kushtetuese si nje lloj ftese reciproke, dhënie pelqimi apo pazari, marrëveshje”, tha ai.

Partia Demokratike nuk vendos kushte as për vettingun në politikë që duhet të bëjë SPAK dhe as për reformën territorial. Harta e re është herët për t’u skicuar pasi më parë PD kërkon të bien dakord për decentralizimin e pushtetit vendor në funksion të qytetarëve.

Top Channel