Tre ditë pasi u botua në Fletoren zyrtare marrëveshja e parë me Serbinë e Maqedoninë e Veriut për tregtinë e lirë në kuadër të Open Balkan, shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla kërkoi në konferencën e përbashkët për shtyp me homologen Olta Xhaçka, aleancë kundër Serbisë me Shqipërinë, dhe vendet e tjera të rajonit.

Këto kohët e fundit, kujtoi ajo, gjuha e Serbisë është ashpërsuar shumë jo vetëm ndaj Kosovës por edhe Malit të Zi dhe Bosnjës, e përballë saj nevojitet një front i bashkuar.

Duhet të jemi shumë të ndërgjegjshëm dhe shumë të kujdesshëm që këtë paqe të brishtë që e kemi në rajon ta forcojmë dhe të gjithë së bashku të ndikojmë që mos cënohet paqja dhe stabiliteti në rajonin tonë. E them këtë sepse kemi nevojë për një koordinim më të mirë të të 5 shteteve të rajonit karshi Serbisë dhe kemi nevojë për një bashkëpunim më përmbajtësor në të gjitha proceset rajonale. Jemi në bisedime për nënshkrimin e marrëveshjeve rajonale dhe ne besojmë që edhe Shqipëria, edhe Kosova me qasjen e tyre të hapur ndaj procesit të Berlinit, me qasjen e tyre të vendosur për një bashkëpunim substancial, përmbajtësor në rajon do të mund të shtyjmë përpara këto marrëveshje për të cilat jemi dakorduar me kohë”, tha Gërvalla.

Duke iu referuar bashkëpunimit me Shqipërinë, Gërvalla shtoi se ajo çfarë pritet nga qeveritë në Prishtinë e Tiranë, jo vetëm si vende fqinje por edhe si shtete të pandashme nga njëra-tjetra, është lehtësimi i jetës së qytetarëve të tyre në të dy anët e kufirit.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA