Partia Demokratike ka deklaruar këtë të hënë se në katër vitet e fundit në Shqipëri, janë regjistuar rreth 20 mijë studentë më pak në universitete.

Lajmi është bërë me dije nga deputetja Ina Zhupa, e cila përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se në mandatin e dytë të qeverisjes Rama, nga viti 2017 deri në 2021-shin, janë regjistruar në arsimin e lartë publik dhe privat 19,516 studentë më pak.

Sipas saj, janë 17 për qind më pak dhe kjo falë keqqeverisjes së Ramës, por dhe braktisjes së vendit nga të rinjtë.

“Shumica zgjedhin të largohen nga mungesa e cilësisë arsimit dhe jetesës në Shqipëri, por edhe nga mungesa e punësimit në profesionin që ushtrojnë. Ka edhe nga ata që e kanë të pamundur të vazhdojnë arsimin e lartë për arsye ekonomike, tarifa të larta edhe në publik, mungesa e bursave dhe lehtësira domethënëse për ta”, shkruan Zhupa.

Deputetja demokrate thekson se një arsye tjetër pse të rinjtë largohen edhe në rastet kur diplomohen në vend është për shkak të politikave të gabuara në vlerësimin e profesioneve, kushteve dhe pagave, ku të rinjtë shqiptar s’e marrin dot mbrapsht investimin e bërë në arsim.

“Vetëm në dy vite 2018 dhe 2019 ne Gjermani kanë njësuar diplomat për 2,460 mjekë, infermier dhe punonjës të shëndetësisë nga Shqipëria”, tregon ajo.

Ajo shkruan se ky vit i ri akademik nisi me ultimatume për mos shkollim të studentëve që nuk janë vaksinuar.

“Me 26 gusht në një vizite në konvikte Edi Rama deklaroi se mund të vij momenti që studentët të detyrohen të vaksinohen. Që nga ai moment kjo deklaratë filloi të merrte trajta detyruese nga komiteti i ekspertëve (politik) dhe nga Ministria e Arsimit dhe rektorët. Njëlloj si gjatë pandemisë ku logoretë në facebook të kryeministrit ktheheshin në detyrime për qytetarët dhe organet ligjzbatuese! Në vend të një fushate ndërgjegjësimi, sensibilizimi, bisedimi dhe sqarimesh me ekspertët e shëndetësisë dhe studentëve në auditorë për vaksinimin, zgjedhin kërcënimet për mos shkollim të rinisë shqiptare”, thekson Zhupa.

Në shënimin e saj Zhupa u ndal edhe tek problematikat që shoqërojnë arsimin e lartë në vend, duke theksuar se ky vit i ri akademik mbart shumë probleme për shkak të keq menaxhimit dhe moskokëçarjes së drejtuesve të qeverisë Rama.

Problematika e krijuar nga ligji i arsimit të lartë, tarifat, karta e studentit me shumë propagandë se shërbime, vështirësitë me mësimin online, dështimi i kërkimit cilësor shkencor dhe kontrollit të cilësisë, statusi dhe pagesat e pedagogëve janë disa nga problemet që ky vit akademik i mbart, si edhe ata paraardhës, nga një keq menaxhim dhe moskokëçarje të të gjithë drejtuesve të qeverisjes Rama”, tha ajo.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta