“Nuk bëjmë pazar!”/ Basha i prerë për çështjen e vettingut: Është vetëm për pastrimin e politikës nga persona të lidhur me krimin

18/10/2021 16:49

Kreu i PD ka qëndruar i prerë duke thënë se “nuk ka pazar” ku u pyet nëse vettingu i politikanëve në amendamentet kushtetuese është një kërkesë që e kanë vënë si kusht për të plotësuar ndaj socialistëve për zgjatjen e mandateve të vettingut.

Lulzim Basha: Nuk bëjmë pazar dhe nuk futemi për pazar. Këto janë çështje të rëndësishme për shqiptarët.

Rikthimi i institucionit të votës së lirë pa të cilën nuk ka demokraci do të thotë se nuk ka mirëqenie, zhvillim por emigracion, papunësi është çështje e shqiptarëve, s’është çështje pazaresh. Vettingu i politikanëve do të thotë pastrimi i politikës nga persona që kanë lidhje me krimin apo janë të korruptuar. Reforma territoriale është çështje e shqiptarëve nuk është çështje thjesht e PD. Praktikat që PD ndjek për çështje ligjore janë të mirëkonsoliduara dhe të mirënjohura nga gjithkush.

Ndërsa për ndryshimin e sistemit zgjedhor si pjesë e amendamenteve kushtetuese të PD, Basha tha:

Kthimi i ndryshimeve të njëanshme të 30 korrikut është një hap drejt kësaj pakete sikundër Komisioni Zgjedhor, i cili do të formohet pas depozitimit të kërkesës sonë, ka për detyrë që në konsultim me shqiptarët të shtrojë rrugën për të gjithë çështjet e tjera që kanë të bëjnë edhe me sistemin zgjedhor.

Top Channel