![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/transits-atlantic-ocean-ordnance-transfer-98482451_sd-800x450.jpg)
13/02 18:18
Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit nis këtë të hënë, ndërsa pritet të zgjasë tre muaj.
Mbledhja e parë pritet të jetë formale, ndërsa marrin pjesë anëtarë të opozitës dhe maxhorancës.
Nga ana e Partisë Demokratike do të jenë deputetët Enkelejd Alibeaj, Oerd Bylykbashi apo Gazment Bardhi.
Ndërsa Partia Socialiste zgjodhi të përfaqësohej nga anëtarë në nivel teknik.
Sa i përket çështjes “Beccheti”, e cila u refuzua nga ana e maxhorancës, demokratët do ta çojnë çështjen deri në Gjykatë Kushtetuese.
Ata po shkruajnë padinë e radhës, duke iu referuar vendimit të 2015-ës, ku thuhet se nëse kërkon një palë, parlamenti duhet t’i japë dritën jeshile një çështje të caktuar.
Top Channel