Komisioni Hetimor per zgjedhjet e 25 prillit nisi zyrtarisht punën mes debatesh mazhorancë-opozitë.

Pika më e rëndësishme e mbledhjes ishte thirrja e dëshmitarëve. Demokratët bene publike një liste me 24 emra, ku mes tyre ra në sy, thirrja për të dëshmuar në Kuvend e Kryeministrit Edi Rama, zv kryeministrit Arben Ahmetaj, kreut te SPAK Arben Kraja dhe Prokurorit te Përgjithshëm Olsian Cela.

Mazhoranca shprehu mosdakordësinë e saj duke kërkuar korrigjim te listës në mbledhjen e ardhme. Palët u përplasën edhe per rregulloren e brendshme te Komisionit, miratimi i te cilit u shty per javën e tjetër. Paralelisht me punimet e Kuvendit, KQZ vijoi me hetimin e rezultatit zgjedhor te 25 Prillit duke hapur ne total 81 kuti votimi nga 519 te tilla.

Administrata e KQZ që po verifikon fletët e votimit ka konstatuar vetem gabime njerëzore nga ana e komisionereve partiak pasi gabimet e vetme që janë vërejtur është hedhja gabim në tabelën përfundimtare te rezultatit i një numri te pa konsiderueshëm votash, qe nuk cenojnë procesin.

Lista e personave që do të thirren për të dëshmuar

Edi Rama- Kryeministër

Arben Ahmetaj – Zv/kryeministër dhe ministër për Rindërtimin

Bledi Çuçi- Ministër i Brendshëm

Belinda Balluku – Ministre Infrastrukture

Ogerta Manastirliu- Ministrja e Shëndetësisë

Emirjana Sako- Kryetarë e Bashkisë së Durrësit

Erion Veliaj- Kryetar i Bashkisë së Tiranës

Arben Kraja- Kreu i SPAK

Olsian Çela- Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme

Ardi Veliu- Ish-drejtor i Policisë së Shtetit

Gledis Nano- Drejtor i Policisë së Shtetit

Artan Lame – Kreu i Kadastrës

Lindita Karçanaj – Kreu i AKSHI-t

Shkëlqim Hajdari- Inspektor i Përgjithshëm i Inspektoratit

Rejda Kashta – Drejtoreshë e Agjencisë së Prokurorimeve Publike

Sokol Zaimi – Drejtor i Rezervave Materiale të Shtetit

Bledar Doracaj- Drejtor i Gjendjes Civile

Albana Koçiu – Drejtoreshë e Departamentit të Administratës Publike

Adrian Çela – Administrator i OSHEE

Laert Duraj – Ish-drejtor i Postës Shqiptare

Besnik  Dervishi – Komisioner për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Erinda Ballanca – Avokati i Popullit

Armand Shkullaku – Gazetar

Andi Bushati – Gazetar

Top Channel