Të ulura në një cep, larg pjesës tjetër të banorëve, Paloma dhe Beniada kanë nisur t’i komentojnë ata me nota humori e ironie.
Kështu, për Ilirin ato thanë se i dëgjon të gjitha ndonëse në dukje sillet sikur nuk e ka mendjen. Pas Ilirit, u shprehën se radhën e ka Monika, për të cilën Paloma tha se ka shumë qejf ta acarojë. Më tej, Beniada tha se po pastron sërish kuzhinën, ndonëse e kishte pastruar ajo më parë.
“Po pastron prap kuzhinën atë punë ka. E ka me qejf. Kam qejf ta acaroj, e merr seriozisht. Edhe kur bëjmë shaka.”- tha Paloma.
Nuk “ka shpëtuar” as Arditi, për të cilin u shprehën se nuk ha shëndetshëm.
“Po tregon muskujt. Muskujt e shëndetshëm. Ha shumë budalliqe, e pastaj thotë…”
Nga ana tjetër, nuk i kursyen disa batuta e ironi për xhelozinë e Fifit.
“I ngriti sytë, na pa neve duke folur dhe u bo xheloze.”-u shpreh Beniada.
Top Channel