“Do të depozitohen në Kuvend brenda kësaj jave”/ Basha prezanton amendamentet kushtetuese që miratoi grupi parlamentar i PD

18/10/2021 16:27

Kreu i PD, Lulzim Basha ka bërë të ditur se grupi parlamentar i PD ka miratuar tre amendamentet kushtetuese që do të depozitohen në Kuvend brenda kësaj jave.

Një nga amendamentet është vettingu i politikanëve, për të cilën Basha tha se e ka rekomanduar Komisioni i Venecias dhe e duan shqiptarët.  Nga ana tjetë kërkoi që SPAK të evidentojë një për një pasuritë e çdo deputetit, ministri, kryetari bashkie, kryeministri, kreu shteti për të mësuar cili prej tyre ka lidhje me krimin e organizuar.

Lulzim Basha: I uroj punë të mbarë Komisionit Hetimor për zbardhjen e masakrës zgjedhore, një kusht për të ecur para dhe kthimin e vendit në shinat e demokracisë dhe legjitimitetit.

Grupi parlamentar i PD ka miratuar sot vendimin për të depozituar brenda kësaj jave në parlamentin e Shqipërisë amendamentet kushtetuese për zhbërjen e ndryshimeve të njëanshme të Kushtetutës të 30 korrikut dhe miratimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore, amendamentin kushtetues për vettingun e politikanëve në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias të fundvitit 2018 ku në përputhje siç ka konstatuar Komisioni i Venecias për të bërë vettingun e politikanëve për lidhjen me krimin e organizuar, për pasuritë e tyre, të familjarëve apo ortakëve të tyre, të hapura apo të fshehura brenda dhe jashtë Shqipërisë në parajsa fiskale apo banka offshore është një qëllim legjitim dhe respektojmë kërkesën për proporcionalitet që është pjesa e e dytë e opinionit të Komisionit të Venecias duke kërkuar në këtë amendament kushtetues, Venecia thotë që i gjithë procesi duhet bërë në Kushtetutë që këtë proces ta kryejë një njësi e posaçme antikorrupsion e njohur ndryshe si SPAK për të marrë evidentimin për çdo deputet, ministër, kryetar bashkie, kryeministri, krerëve të shtetit apo institucioneve të tjera të pavarura për lidhje me krimin e organizuar, pasuritë, ligjshmëritë të tyre, familjarëve apo ortakëve e tyre.

Ndërsa një tjetër amendament është reforma territoriale, për të cilën Basha tha se do të kthejë shërbimet që konsiderohen edhe nga institucionet ndërkombëtare si të dështuara.

Lulzim Basha: Amendamenti i tretë ka të bëjë me hapjen rrugë të reformës territoriale për të kthyer shërbimet e munguara dhe të shkatërruara që edhe institucionet ndërkombëtare nga Këshilli i Europës tek BE e konsiderojmë të dështuar. Këto 3 çështje janë përkthyer në draft amendamentesh.

Vendimi i grupit parlamentar është të ecet përpara dhe t’i hapen rrugët këtyre prioriteteve, demokracia, vettingut të politikanëve dhe reformës territoriale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA