Pandemia e COVID-19/ Testet e antigjenit funksionojnë më mirë nga sa pritej

17/10/2021 03:46

Të ashtuquajturat teste të rrjedhës anësore (LFT), testet e antigjenit të bëra vetë, të përdorura gjerësisht në Britaninë e Madhe, si edhe në vendet e tjera, për të ndihmuar shërbimin shëndetësor të gjurmojë përhapjen e infeksioneve COVID-19, po dëshmohen të jenë shumë më të besueshme në rezultate, seç pritej dhe shumë i dobishëm në monitorimin e pandemisë, sipas një studimi të përditësuar të kryer nga një ekip studiuesish nga Kolegji Universitar i Londrës (UCL).

Duke u bazuar në një formulë të re llogaritëse, studiuesit britanikë kanë gjetur një nivel saktësie të rezultateve të barabartë me mbi 80 për qind në çdo rast të infektimit nga COVID-19 dhe mbi 90 për qind në rastet e infektimit me simptoma përkatëse.

“Këto janë të dhëna që duhet të shtyjnë popullsin e përgjithshme të besojë dhe të marrë seriozisht indikacionet e këtyre testeve, duke u izoluar aty ku rezultati është pozitiv”, theksoi Prof. Irene Petersen, koordinatore e këtij hulumtimi.

Petersen vuri, gjithashtu, në dukje se studimi konfirmon se rreth një e treta e infeksioneve të anketuara i referohen personave asimptomatikë: të cilët, edhe pa pasur ndonjë shqetësim, ende mund të infektojnë të tjerët për disa ditë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA