Është mbajtur seanca gjyqësore për dy punonjësit e Këshillit të Qarkut të Vlorës, arrestuar 3 ditë më parë për falsifikim dokumentacioni për disa prona në Dhërmi.
Për Bardhyl Gjika, drejtor i AMTP pranë qarkut, është vendosur arrest me burg. Kreshnik Mino, specialist pranë këtij institucioni ka marrë detyrim paraqitje.
Ndërsa për shtetasin Spiro Duni, masa pritet të mbahet në spitalin Rajonal të Vlorës. (Për shkaqe shëndetësore).
Ndaj tyre rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikim i dokumenteve zyrtare.
Ata dyshohet se inskenuan vjedhjen për të mbuluar falsifikimin e pronës në bregdet ndërsa ende nuk dihet kush është personi që hyri nga dritarja dhe për tre minuta me ekzaktësine dikujt që orientohet në një mjedis të njohur gjeti dosjen,e mori dhe doli nga dera.
Top Channel