Çmimin e parë të maratonës 42.2 që u zhvillua këtë të dielë në Tiranë ku morën pjesë 2500 garues nga Shqipëria dhe të huaj e rrëmbeu Ilir Këllezi për meshkuj, ndërsa për femra atletja ukrainase, Valentina Veretska, duke lënë në vendin e dytë atleten shqiptare Luiza Gega.
Për çmimin e parë garuesit fituan pesë mijë euro, ndërsa çmimi i dytë tre mijë euro.
Maratona nisi në orën nëntë të mëngjesit dhe u vrapua në disa kategori, në distancën 42.2 km. Half Maratone në distancën 21 km dhe në distancën 10 km. Para se të niste maratonë ajo u përshëndet nga kryetari i bashkisë, Erion Veliaj.
Për herë të parë maratona u certifikua nga Federata ndërkombëtare e atletikës dhe ajo u zhvillua e plotë.
Përveç disa rrugëve kryesore garuesin përshkuan 42 km duke përfshirë dhe perimetrin e parkut të liqenit artificial.
Maratona e Tiranës 2021 bëri qe këtë te diel të lëvizej pa makina në qytet.
Tirana Marathon 2021
Fituesit – meshkuj
Vendi i pare Ilir Kellezi -Shqiperi – 5000 euro
vendi i dyte Igor Jakinvski- Maqedoni e Veriut – 3000 euro
vendi i trete Stefan Trost – Austri – 2000 euro
Fitueset femra
vedni i pare Veretska Valentyna – Ukraine – 5000 euro
vendi i dyte luiza gega -shqiperi -3000 euro
vedni i trete Kateryna Basilade – ukraine – 2000 euro
Top Channel