Banorët e shtëpisë së “Big Brother Vip” kalojnë shumë kohë duke diskutuar me njëri-tjetri.
Mbrëmjen e sotme tema e debatit lidhej me faktin nëse dikush prej banorëve do pranonte apo jo të krijonte një lidhke dashurore me ish- të dashurin/ën e mikut/es së ngushtë.
Mes banorëve mendimet ishin të ndryshme por kurioziteti më i madh ishte tek qëndrimi i Semit, pasi Donaldi me të cilën ajo është tepër e afërt në atë shtëpi, është ish-partneri i Bora Zemanit, njëkohësisht mikesha e ngushtë e Semit.
Përgjigja e Semit ishte e shkurtër dhe tepër e sigurtë.
“Jo, kategorikisht jo. Sidomos nëse është shoqe e ngushtë absolotisht që s’do e bëja kurrë”,-tha Semi.
Këngëtarja nuk hoqi dorë nga parimi i saj, edhe pse banorët e “provokuan” disa herë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA