Që në orët e para të izolimit brenda shtëpisë së “Big Brother Vip” Arditi dhe Beniada janë një dyshe tjetër e cila është komentuar gjatë.

Ata vendosën që të flinin në të njëjtin krevat përgjatë ditëve të qëndrimit në shtëpi, veprim i cili i hapi rrugën edhe dyshimeve se mes tyre mund të kishte diçka më shumë.

Diskutimet për veprimet e tyre në shtëpi egizistojnë gjatë gjithë kohës por ditën e sotme, banorët kanë diskutuar të revoltuar për faktin se Arditi kishte shprehur publikisht pëlqimin për modelen.

Banorët e cilësuan këtë veprim si diçka që ka si qëllim vëmendje dhe përfitime të tjera brenda lojës.

Edhe për Kledin, i cili cilësohet si banori më paqësor në shtëpi, marrëdhënia e tyre është diçka jo reale për të cilën as nuk ja vlen të komentohet.

Pjesë nga diskutimi: 

Arjola: Kledi fol diçka, sepse ti je më i heshturi nga ne.

Kledi: Çfarë të flas??! Nuk kam përse të flas për diçka që është ‘fake’. Ajo gjë nuk egiziston, kështuqë as unë dhe as ju skemi pse lodhemi duke e komentuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA