Të shumta kanë qenë rastet kur banorët e ”Big Brother Vip” ata kanë ndarë me njëri-tjetrin eksperienca, vështirësi dhe momente të tjera të rëndësishme nga jeta e tyre.
Paloma ka rrëfyer një nga momentet më të vështira që i është dashur të kalojë në marrëdhënien me bashkëshortin e saj.
Ajo tregoi se babai i fëmijës së saj është dashur të luftojë një betejë shumë të vështirë, atë me alkoolin.
Paloma deklaroi se shumë netë i është dashur të përballojë frikën dhe pasigurinë si pasojë e agresivitetit dhe dhunës që bashkëshorti i saj shfaqte nën efektin e pijes.
Kjo dramë u komentua edhe gjatë spektaklit live të kësaj të premte teksa Paloma u përball edhe më bashkëshortin e saj i cili u shpreh i lënduar që ajo riktheu një moment të vështirë të jetës së tyre pasi kështu mund të mërzisë shumë familjarë të tyre. Gjithashtu ai u shpreh se deklarata e Palomës ishte pak më e ekzagjeruar seç duhet.
Pas shfaqjes, nuk kanë munguar edhe komentet e banorëve të tjerë lidhur me këtë situatë.
‘’Kishte të drejtë të lëndohej dhe ia. Një titull nëpër portale mund ta ketë bërë të ndihet keq. Dukej që ishte i mërzitur’’,- tha Semi teksa diskutonte me Fifin dhe Donaldin.
Fifi u shpreh se nuk ka dyshime që Andrei e dashuron, gjë që sipas saj e shprehu edhe në këtë situatë të vështirë.
Top Channel