Vlorë/ Arrestohet 25-vjeçari, u kap me 5.4 kg kanabis. Si e zbuloi policia se kishte fshehur drogën në shtëpi

15/10/2021 12:41

Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia në Vlorë pasi u kap me 5.4 kg kanabis sativa në banesë.

Policia kishte marrë informacione në rrugë operative se posedonte lëndë narkotike dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e të riut në fshatin Bashaj.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 5.4 kg lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa. Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë të shtetasit T. M., 25 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, banues në fshatin Bashaj, Vlorë”, njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe Shitja e Lëndëve Narkotike”.

Top Channel