Turistët i rrëmben Lumi Devoll/ 10 hungarezët donin të kalonin ujin. Rryma rrëmben 4 persona

15/10/2021 15:17

Disa turistë të huaj rrezikuan jetën sot në ujërat e lumit devoll. Ngjarja ndodhi pranë fshatit Plovisht në Maliq.  

Me 4 automjetet e tyre 10 turistët hungarezë donin të kalonin lumin, por makina e parë që e provoi  u rrëmbye  nga rryma e ujit e cila e zhvendosi 10-15 metra.  brenda ishin 4 persona që jetën ua shpëtuan banorët e zonës që lajmëruan policinë.  Me ndihmën e zjarrfikëses u siguruara fiksimi i makinës me një kavo që të mos e merrte uji derisa u nxorën në breg turistët e huaj.

Turistët që kërkuan adrenalinën në një terren të panjohur dhe si rrjedhim të rrezikshëm pa guidë vendase u ndihmuan nga policë e zjarrfikës duke shpëtuar pa lëndime.

Top Channel