Rama flet për zgjedhje dhe satelitë/ Socialistët nisin përgatitjet për zgjedhjet lokale. Ndajnë zonat

15/10/2021 15:07

Përgatitja për zgjedhjet e ardhshme lokale ishte kryefjala e mbledhjes së parë të kryesisë së re socialiste.

Për ambicien e pasjes së dy satelitëve shqiptarë kryeministri e avancoi këtë ide duke treguar për çfarë do të përdoren.

Në Kryesi u vendos që drejtuesi politik i Qarkut të Tiranës Erion Veliaj të drejtojë provizorisht edhe Partinë Socialiste të Tiranës. U miratuan gjithashtu disa ndryshime në të deleguarit e Kryesisë në disa zona.

Lindita Nikolla u caktua e deleguar për zonën e Kamzës dhe Paskuqanit; Delina Ibrahimi do të jetë e deleguar në njësinë Nr.5 në Tiranë; Mimi Kodheli delegohet në njësinë Nr.8, Tiranë; Blerina Gjylameti e deleguar në njësinë Nr.4, Tiranë; Frida Krifca do të jetë e deleguar në zonën Farkë-Baldushk-Petrelë; Paulin Sterkaj delegohet në njësinë Nr.11 në Tiranë ndërsa Ornaldo Rakipi delegohet për Bashkinë e Vorës.

Top Channel