Procesi i verifikimit paszgjedhor, Celibashi: Rezultatet do të jenë pjesë e raportit që bëhet publik

15/10/2021 14:17

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka folur pas procesit të verifikimit paszgjedhor duke thënë se do të bëhet një raport publik ndërsa shton se rezultatet nuk kanë të bëjnë me rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 25 prillit.

Nga ana tjetër, paralajmëron se do të ndërmarrin veprimet e duhura nëse anëtarët e Komisioneve kanë kryer shkelje gjatë procesit të numërimit të votave.

Celibashi: Rezultatet e këtij verifikimi nga pikëpamja ligjore nuk kanë të bëjnë aspak me rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve por qëllimi është se cfarë ka shkuar keq të përmirësohet për të ardhmen dhe cfarë ka shkuar mirë të bëhet dhe më mirë. Dhe rezultatet e këtij verifikimi do të jenë pjesë e një raporti që do të bëhet publik.

Në përfundim të tij nëse KQZ do të vërejë që përmbushja e përgjegjësive të anëtarëve të komisioneve dhe KZAZ është e tillë që t’i vërë para përgjegjësisë administrative apo para përgjegjësisë penale, KQZ do ndërmarrë veprimet e duhura dhe të përputhura me gjetjet.

Top Channel