Nis hapja e kutive, ja rezultati pas verifikimit të 13 kutive të Shkodrës

15/10/2021 17:05

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi sot procesin e verifikimit të rezultatit të 25 prillit.

Sot u verifikuan 13 kuti të Shkodrës, ku doli se rezultati ndryshon me 9 vota.

Kështu PSD ka 2 më shumë, LSI 1 më shumë, PD 2 më shumë, Lëvizja për Ndryshim 3 më shumë dhe PS 1 më pak.

Rinumërimi i fletëve të votimit, edhe pasi rezultati i zgjedhjeve të 25 Prillit është vulosur është detyrim që rrjedh nga Kodi Zgjedhor i ndryshuar, si një garanci e shtuar e procesit.

Hetimi zgjedhor do të shtrihet edhe për pajisjet, të cilat bënë të mundur identifikimin dhe numërimin elektronik të votave.

Rinumërimi nuk afekton rezultatin e certifikuar të 25 Prillit, por pritet të ketë pasoja mbi komisionerët dhe numëruesit.

Nëse konstatohet se ata kanë kryer shkelje ligjore që mund të kenë cenuar vullnetin e votuesve shqiptarë, atëherë ata do të shkojnë për hetim pena

Top Channel