Në spital nuk ke ku të parkosh/ Në Lezhë pacientët paguajnë për të parkuar makinën

15/10/2021 12:17

Qytetarët duhet të përballen çdo ditë me të njëjtën situatë. Në hyrje të spitalit të gjithë paguajnë tarifën edhe pse brenda gjetja e një vend parkingu është thuajse e pa mundur.

Ata e konsiderojnë si një sfidë parkimin e automjeti në brendësi apo në ambientet e jashtme të spitalit.

Situata vështirësohet më shumë në orët e para të mëngjesit, ku shumë prej tyre detyrohen të parkojnë edhe në ambientet e jashtme duke bllokuar shpesh herë rrugën auto-ambulancave.

Ndërsa problematika e parkingut është rritur më tepër me ndërtimin e maternitetit të ri ku me sa duket nuk është menduar ndërtimi i një parkingu nëntokësor.

Top Channel