‘’Big Brother Vip’’ ka nisur pak çaste më parë spektaklin e shumëpritur të së premtes mbrëma.
Për banorët e shtëpisë ky show nisi me përballje dhe sqarime për debate të ndodhura gjatë javës së kaluar.
Një sfidë nga ‘’Vëllai i Madh’’ i vuri banorët përpara përgjegjësisë për të vendosur epitete për secilin prej banorëve. Kjo sfidë ngjalli shumë ironi dhe debate mes banorëve teksa disa prej tyre e kanë marrë më shumë seriozisht seç duhet.
‘’Mendoj që Paloma e mori më shumë seriozisht nga të gjitha’’,- tha Donaldi.
‘’Nuk më bëri fare përshtypje që dola thashethemaxhie, nuk më intereson fare’’,- tha Monika.
Fifi nga ana tjetër tha se nuk e priste të dilte arrogantja, megjithatë nuk dëshironte ta merrte për keq këtë gjë.
‘’Kush mendon se jam i shtirur është thjesht opinioni i tij. Nuk mbeti të më gjykojnë këtu’’, – tha Iliri.
Banorët për herë të parë mësuan gjatë spektaklit se çfarë epiteti kishin marrë nga secili banorë.
Top Channel