Elbasan, vetëm 91 vaksinime/ Në pesë ditë në qendrat e vaksinimit  shkojnë shumë pak të interesuar

15/10/2021 15:11

91 studentë janë vaksinuar në universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, në këtë javë, e përcaktuar si java e vaksinimit masiv të studentëve.

Rreth 6 mijë studentë p;ritet të vaksinohen në këtë universitet, ose të paktën pritet të nisin vitin e ri akademik 2021-2022, por vaksina është përcaktuar si një kriter i detyrueshëm për kthimin në katedra.

Nga informacionet që ka Institucioni i shëndetit Publik në Elbasan llogaritet se rreth 25% e numrit total të studentëve janë vaksinuar nëse llogarisim këtu edhe ata që janë vaksinuar nëpër Qendrat Shëndetësore dhe në qytetet prej nga vijnë, por numri mbetet ende i ulët për të nisur një vit të ri akademik normal të sigurt dhe më në fund në katedra.

Dita e hënë do të përcaktojë se si do të vijojë viti i ri akademik ndërkohë që ISHP në bashkëpunim me universitetet ka nisur një fushatë sensibilizimi të studentëve mbi rëndësinë e vaksinimit, në rashë të parë për mbrojtjen e shëndetit të tyre dhe më pas për mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Të zhgënjyer shprehen mjekët ndaj kësaj kategorie të të rinjve që gjithnjë e më shumë shprehin neglizhencë për t’u vaksinuar.

Top Channel