Ushtria e Nigerisë vret 29 militantë të Boko Haram në operacionet anti-terror (fotot)

14/10/2021 20:54

Ushtria e Nigerisë tha sot se ka vrarë një total prej 29 militantësh të grupit terrorist Boko Haram në verilindje të vendit.

Zëdhënsi i ushtrisë Bernard Onyeuko, tha për gazetarët se 13 militantë të tjerë dhe informatorë ishin arrestuar gjatë intensifikimit të operacioneve  në shtetin Borno, në dy javët e fundit.

Zyrtarët shtonin se një total prej 13,243 militantësh bashkë me familjet e tyre ishin dorëzuar te trupat në këtë rajon prej qershorit.

Operacionet tokësore e ajrore në vendndodhje të ndryshme në veri të vendit, kishin reduktuar kapacitetet e grupit Boko Haram, shtoi Onyeuko.

Boko Haram është përpjekur të vendosë shtetin islamik në verilindje të Nigerisë që prej vitit. Grupi i shpallur terrorist kishte shtuar sulmet edhe në vende të tjera në basenin e liqenit  Çad, shkruajnë mediat vendase.

 

FOTO GALERI
1/3
Ushtria e Nigerisë tha sot se ka vrarë një total prej 29 militantësh të grupit terrorist Boko Haram në verilindje

Top Channel