‘Sa qesharak që je’/ Basha-Ramës: Ti ke ardhur ose të kanë sjellë nga Parisi, u riktheve si Drakula!

14/10/2021 12:34

Debate të shumta mes Kryedemokratit Basha dhe Kryeministri Rama nga foltorja e Kuvendit.

Pas replikave të Kryeministrit Rama, një ‘kundërpërgjigje’ erdhi edhe nga Kryedemokrati Basha, i cili nga foltorja tha se nuk mund të mashtrojë shqiptarët në lidhje me taksën e karbonit.

Më tej, Basha ironizon kryeministrin me fjalët: “U riktheve si Drakula në një vend që është më keq se ku ishte para 8 vjetësh”.

Basha: Ta kanë lënë porosi të dalësh para kamerave, sa qesharak që je. Nuk do më argëtoje dot as sa një aktor i dështuar shfaqjesh në një kopsht fëmijësh. Kjo nuk është një foltore për përballje personale por të japësh llogari para shqiptarëve dhe ngaqë nuk jep dot rreshkët në këtë logore dhe mendon se shqiptarët do ta shtyjnë edhe një ditë pa bukë, duke parë teatrin 30-vjeçar, je kapur me thonj pas foltores. Pjesën më të keqe të këtyre 30 viteve ska njeri ta përvetësojë dhe ta kthejë në formën më neveritëse se sa ti. Gjërave kryesore nuk ju dhe përgjigje por mashtrove. Flet për taks karboni, kë bën budalla shqiptarët? Kush e rriti me 100 lekë në janar të 2014 çmimin e naftës unë apo ti. Me 120 lekë të tjera një vit më vonë. Kush ja shtoi? 65% e çdo litri shkon taksë për ty dhe ortakët e tu, siç të thash shëndetësinë e ke futur në gropë, shkollat nuk i hap. Kujt i flet për taks karboni, si karbon i zi është vetëm gënjeshtra jote. Ti flet për km që bën dhe shpitë ku futesh, ti futesh vetëm për atë bipin në rrjete sociale. Siç bëre me djalin e vogël, e çove te Ronaldo dhe e le aty ku e le. Ti merr aeroplan dhe i sheh zjarret nga ajrit. Ke ardhur ose të kanë sjellë nga Parisi, ke bërë betejat e tua. U riktheve si Drakula në një vend që është më keq se ku ishte para 8 vjetësh.

Top Channel