
23/02 22:38
Cristiano Ronaldo është nga futbollistët më të mirë në planet dhe si i tillë, natyrisht edhe nga më të pasurit, pasi çdo vit është ndër të parët në listën e sportistëve më të paguar, jo vetëm prej rrogës së lartë, por edhe prej të ardhurave nga marketingu.
Pikërisht për këtë arsye, i ka lejuar vetes luksin të shpenzojë 10 milionë euro për të blerë një Bugatti 110, prodhim i limituar, pasi janë hedhur në treg vetëm 10 ekzemplarë të këtij modeli makine.
Makina është ndërtuar në Molsheim të Francës dhe ka një motor V16, 8-litërsh, që ka 1500 kuaj fuqi dhe që shkon nga 0 në 100 kilometra në vetëm 2.4 sekonda, shkruan Supersport. Shpejtësia maksimale e fiksuar e këtij modeli është 380 kilometra/orë.
Top Channel