Rama i përgjigjet Bashës, ja arsyeja përse energjinë e shesim lirë dhe e blejmë shtrenjtë

14/10/2021 11:58

Kryeministri Edi Rama pranoi faktin që energjia shitet lirë dhe blihet shtrenjtë. Në fjalën e tij në Kuvend iu përgjigj kryetarit të PD, Lulizm Basha i cili theksoi se nuk ka krizë energjitike dhe akuzoi për keqmenaxhim, pasi sipas tij Shqipëria e shet energjinë me 70 mln euro dhe e blenë me 200 mln euro.

“Thua zbrazët, çfarë zbrazëm, doni t’i bëni shqiptarët për budallenj dhe pas zgjedhjeve zgjoheni të  habitur dhe pastaj filloni me masakrat, cilat masakra? Ju thoni shqiptarëve këta e shesin lirë dhe e blejnë shtrenjtë. Po sigurisht.

Ky është fakt publik për një arsye shumë të thjeshtë, sepse ne nuk kemi ende sot kapacitet për të mbajtur rezerva hidrike përtej limit të lejuar nga siguria e digave dhe kur uji vjen nga qielli më shumë sesa mban limiti duhet ta derdhim, e keni derdhur ju, keni bërë katastrofa paaftësie, por ne ndryshe nga ju Skavicën e nxorëm nga sirtari, që është një projekt me SHBA-në që është në proces.

Plus ndërtimi i kapacitetit për rezervë do të na bëjë të vendosim kur e shet energjinë, jo nga halli ku të shkojë ujin, por duke ndjekur momentin që kërkesa është më e lartë. Natyrisht që kur shesim energjinë kërkesa është e ulët, pasi rrethetrrotull ku blihet energjia jonë moti është i njëjtë”, tha ai.

Top Channel