Rama-Basha dhe oligarkët/ Mërtiri: Biznesmenët fitojnë sipas pushtetit që u jep Rama, opozita po ngel…

14/10/2021 22:07

Kryedemokrati Lulzim Basha akuzoi këtë të enjte kryeministrin Rama për “bashkëpunim me oligarkët”.

Baca Cet të morri në telefon. Nuk e dimë Ceti administron paratë e tij apo të tuat.. do më. Edhe Zamiri të mori për tunelin”, akuzoi Basha kryeministrin nga foltorja e parlamentit.

Sipas analistit, Andi Bushati, e gjithë përplasja Rama-Basha që pamë sot në kuvend ishte teatër.

Të dyja janë parti oligarkike, janë në marrëveshje të vazhdueshëm me oligarkët. Por, problemi sot është se oligarkët po investojnë 90% te Rama dhe vetëm 10% te Basha. Ky është problemi! Se po lenë një opozitë aq të dobët, sa do të ngelë përherë në opozitë”.

Ndërsa analisti Ergys Mërtiri është i mendimit se “problemi nuk është te fuqia që kanë biznesmenët në Shqipëri, por te mënyra si fitojnë”

“Për mua nuk është problemi është Shefqet Kastrati. Çështja është çfarë lloj pushteti ka dhe si fiton sipas mënyrës që ka përcaktuar Rama, jo sipas mënyrës që ka përcaktuar tregu”, u shpreh Mërtiri në emisionin “Open”.

Top Channel