“Prodho një pllakë të re gramafoni se e ke që në 2013”, Rama i përgjigjet akuzave të opozitës për energjinë: Do konsultohemi me shqiptarët si do shpërndahet barra…

14/10/2021 11:35

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës për krizën e energjisë duke thënë se do të konsultohet me shqiptarët se kush do të mbajë barrën.

Ndër të tjera, i përmend faktin se Skavica është projekt me SHBA, jo thjesht premtim elektoral.

Rama: Unë e kam thënë dhe e përsëris, së shpejti do bëjmë një konsultim me shqiptarët se kush do ta mbajë barrën dhe si do të shpërndahet barra e kësaj krize. Ne dalim në tregjet e kapitaleve për pak. Në tregjet e kapitaleve që nuk e dimë si e ke emrin, as sa ke në xhep nuk do të marrim dot financim, jo borxh. Kjo ndodhi shumë shpejt dhe ju do ta shikoni të gjithë që Shqipëria jo vetëm do të marrë financimin që do të kërkojë sepse sic thotë dhe FMN, në tregun e kapitaleve.

U detyruat të bënit akrobacira deri në akrobacinë që bëtë me Bankën e Shqipërisë sepse dhe për ato 30-35 milion euro, e kishit litarin në fyt. Ishit duke u mbytur. Energjia. E çuat në një derexhe që çfarëdo të bëjmë ne, duhet t’ia vini vetes një moratorium heshtje deri në 30 vjet kur në këtë sallë të jenë të gjithë që kanë ardhur për herë të parë. Kur ngrini kartonin për të mbajtur në këmbë pushtetin e ish foltores të mos jenë këtu. Vetëm atëherë mund të flisni për energjinë. Thua zbrazet. Çfarë zbazët dhe vazhdoni të njëjtin avaz dhe bëni të njëjtin gabim e merrni të njëjtën përgjigje dhe zgjoheni të habitur.

Cfarë masakrash? Cilat masakra? Këta e shesin lirë dhe e blejnë shtrenjtë. Ky është fakt publik jo vetëm në këtë kohë por dhe në atë kohë. Ne nuk kemi ende sot kapacitet për të mbajtur rezerva hidrike përtej limitit të lejuar nga siguria. Dhe kur uji vjen nga qielli, ne duhet ta derdhim. E keni derdhur ju dhe madje keni bërë katastrofa paaftësie. Ndryshe nga ju, Skavicën e nxorëm nga sirtari dhe sot nuk është as ëndërr, as premtim elektoral por projekt me SHBA që është në proces.

Jo nga halli, jo se nuk ka ku të çojë ujin, por duke ndjekur momentin kur kërkesa është më e lartë. Kur ne shesim energjinë, jemi në kushtet kur kërkesa është e ulët. Kur ne duam ta blejmë energjinë, është piku i thatësirës. Megjithatë në planin tonë dhe për këtë kemi gjetur një zgjidhje të ndërmjetme deri kur Skavica të jetë e ndërtuar.

Ndërsa Bashës i thotë që të ndërrojë pllakën e gramafonit dhe të marrë melodi të reja sepse e ka njësoj që prej vitit 2013.  Në fjalën e tij, Rama thotë se do të sjellë drone dhe satelitë në mënyrë që kontrolli mbi territor e trafiqe dhe mbi shumëçka të kaloj në nivelin e teknologjisë dhe të hiqet nga duart e atyre që kontrollojnë me sy.

Rama: Keni pllakën e gramafonit që rrotullit që prej 2013 njësoj. Si po bie kosnsumi kur rriten importet me 78%. Çfarë janë këta njerëz që harxhojnë lekë për të blerë mallra dhe ti hedhin këtu? Si po bie konsumi? Ku bazohen? Pastaj vjen dhe thua që tuneli i Llogarasë është dëm ekonomik. Vendos zotëria jote që janë fakt. E ke treguar që me cmimet e rrugëve ke pasur një raport shumë më të shtrembër se me artimetikën. Ndërkohë, nëse i referohemi shifrave ka një ndyshim midis cmimit të kontratës dhe përfundimit të punimeve për kontratat që bëni ju. Që një rrugë të kapërcejë më shumë se dyfish fondi limit… Pllaka e gramafonit është regjistruar në 2013, të paktën prodho një pllakë të re, fut disa melodi të reja. Tani të duhet patjetër .

Do blejmë drona do çojmë dhe satelit në orbit. Qeshni, kur të shikoni satelitët Shqipëria në orbit, jo mandatin tjetër. Do i çojmë ngado sepse për ne ky vend nuk është tokë e xanun dhe zhvillimi nuk është 7 mrekulli dhe të 8-ën e sollët ju. Bëtë të mundur ndërtimin e parë pa leje të një qyteti të tërë. Na keni lënë një situatë që patjetër do kohë e durim për të pastruar këtu e atje, por ne shohim shumë larg. Dronat po e po, por edhe satelitët, në mënyrë që kontrolli mbi territor e trafiqe dhe mbi shumëçka të kaloj në nivelin e teknologjisë dhe të hiqet nga duart e atyre që kontrollojnë me sy.

Top Channel