Spektaklin e të martës mbrëma, publiku zgjodhi si një nga të preferuarit Palomën, duke i thënë kështu automatikisht imunitet për javën në vazhdim.
Paloma u shpreh se nuk e priste aspak këtë gjë por nga ana tjetër ky vendim i shërbeu për të kuptuar se cili nga banorët e dëshiron praninë e saj në atë shtëpi dhe kush jo.
‘’Sapo dëgjova emrin tim pash banorët, nuk e harroj fytyrën e Donaldit. Kisha mendim tjetër për të por më zhgënjeu shumë’’,- tha Paloma.
Ka qenë edhe Donaldi i cili pas shfaqjes i ka thënë Palomës se në vend të saj, preferencën e publikut priste që ta siguronte Sabiani.
Pas përfundimit të dënimit të tyre si pasojë e thyerjes së rregullave të ‘’Vëllait të Madh’’, Paloma nuk priti gjatë për të thumbuar të riun:
Paloma: Hë, ke ndonjë parashikim tjetër?
Donaldi: Jo, por sapo ikët ju, të gjithë filluan të kërcenin rreth krevatit të Palomës.
Paloma: Normal, ju bë qejfi juve që ika unë.
Top Channel