Mbrëmjen e djeshme, Paloma, Fifi, Arditi dhe Iliri iu bashkuan pjesës tjetër të banorëve duke rinisur kështu normalitetin.
Sapo u rikthye në dhomën e saj të gjumit Fifi u përball me një surprizë mjaft të veçantë nga Graniti. Ajo e gjeti krevatin e saj të mbuluar me një zemër të improvizuar me makarona dhe me disa qiri.
Pas këtij gjesti romantik ata janë përqafuar me njëri-tjetrin teksa Graniti i këndon: Nuk do zgjohem, po s’më puthe ti…
Edhe mëngjesin pasardhës, nuk munguan komentet e banorëve lidhur me këtë veprim.
Ishte Fifi ajo që ndër të tjera, i tha Ilirit dhe Kledit se asnjëherë në jetë nuk ishte surprizuar në një formë të tillë nga një mashkull.
‘’Hera e parë në jetë dikush bën diçka të tillë për mua, nuk kam marrë dhurata kurrë’,- tha ajo.
Top Channel