Kultivuan bimë narkotike në fshat, arrestohet 28-vjeçari në Vlorë. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori

14/10/2021 13:53

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës sepse kultivoi bimë narkotike në vende të ndryshme gjatë muajit shtator dhe tetor.

Ai së bashku me 35-vjeçarin të shpallur në kërkim dyshohet se kultivuan bimë narkotike në territorin e fshatit Mërtiraj, bashkia Selenicë, Vlorë. Për këtë rast, më herët Policia ka vënë në pranga shtetasin I. E. dhe ka shpallur në kërkim shtetasin L. I.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë u bë ekzekutimi i urdhrit të Prokurorit për ndalimin e shtetasit K. L., 28 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi E. I., 35 vjeç, të dy banues në fshatin Mërtiraj, Selenicë, të dyshuar ai bashkëpunëtorë në kultivimin e bimëve narkotike, gjatë muajit shtator dhe tetor, në vende të ndryshme të territorit të fshatit Mërtiraj, bashkia Selenicë, Vlorë”, njoftoi policia.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.  Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel