Politologu Blendi Kajsiu nuk e quajti debat atë se çfarë u pas sot në parlament mes Bashës dhe Ramës , por shkëmbim akuzash.

Sa i përket përmendjes së disa emrave si oligark, Kajsiu la të kuptohet se ata janë gjithmonë më atë që ka pushtetin.

Blendi Kajsiu: Më shumë se debat ishin batuta ,debati nënkupton vizione të ndryshme që përplasen , këtu s’ka vizione , këtu ka akuza të ndryshme për oligarkët.

Oligarkët i shajnë të gjithë, edhe Edi Rama është kundër oligarkëve edhe PD, por megjithatë pjesëmarrja e PD-së parlament është pozitive dhe do zoti të forcohen.

Tani sa për oligarkët, ata i prodhon përgjithësisht kapitalizmi , dhe sistemi kapitalist edhe kur fillon me tregti të lirë automatikisht prodhon aktorë të cilët fuqizohen dhe blejnë e përpijnë aktorët e tjerë.

Tani çdo diskutim bëhet Çeti, Meti Gimi etj , këto janë nivel thashethemesh. Se tani Saimiri dhe Kastrati ishin me Berishën më përpara, sot është me Ramën dhe nesër do të jetë me Bashën .

Nëse nuk ndërtohet një sistem legjislativ ekonomik që eleminon këtë mundësi , hajde të kuptojmë nga dolën këta.

Top Channel