Kishte fshehur dy granata me ndezës të montuar në shtëpi, policia arreston 52-vjeçarin në Lezhë

14/10/2021 15:41

Një 52-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi kishte fshehur në shtëpi dy granata luftarake me ndezës të montuar.

Policia tha se dy granatat u gjetën pas një kontrolli që u krye në shtëpinë e shtetasit A.K., banues në fshatin Kallmet të Lezhës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë,  në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave që mbajnë sende të kundraligjshme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, në fshatin Kallmet, Lezhë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit A.K”, njofton policia.

Ai akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Lezhë për veprime të mëtejshme.

Top Channel