SHBA-ja mbërthehet nga supergripi, po përhapet ‘frikshëm’ në Nju Jork Mjete të blinduara zbritën sot në Bejrut teksa pas ndërprerjes kombëtare të energjisë elektrike, kryeqyteti libanez është përfshirë nga kaosi.
Protestues të armatosur të mbështetur nga grupe militante si Hezbollah e Amal demonstronin kundër Tarek Bitar, gjyqtarit kryesor të çështjes së shpërthimit katastrofik në portin e qytetit një vit më parë.
Beirut ngjasonte sot me një zonë lufte teksa autoblindat zbritën në zonat e ndara të qytetit. Ushtria tha se do të qëllonte ndaj çdo personi të armatosur ndërsa raportimet vendase flasin për të paktën 5 të vrarë.
Ushtria kishte dislokuar tanke e autoblinda teksa të shtënat ishin përqendruar në një ndërtesë ku besohej se ishin strehuar militantët.
Kryeministri Najib Mikati bëri thirrje për qetësi ndërsa ushtria tha se zjarri i armëve kishte nisur kur demonstruesit kaluan në zonën ndarëse mes kristianëve dhe muslimanëve të qytetit.
#Hezbollah militants in central #Beirut. Its really street fighting now. pic.twitter.com/d3jRK2bBCi
— Barzan Sadiq (@BarzanSadiq) October 14, 2021
Ministria e brendshme e vendit tha se pesë njerëz janë vrarë nga zjarri, mes të cilëve dhe të qëlluar me snajperë. Disa të tjerë janë plagosur.
At Hezbollah-led protest against judge Bitar today, Amal supporters shout: “with our soul with our blood we support you Nabih.”#لبنان pic.twitter.com/6tKn2o8iWg
— Aya (@Aya_Isk) October 14, 2021
Më herët kreu i grupit Hezbollah Sayyed Hassan Nasrallah bëri thirrje për zëvendësimin e gjykatësit të shpërthimit në portin e Bejrut, duke e akuzuar si të njëanshëm.
Në shpërthimin e 4 gushtit 2020 në portin e kryeqytetit u vranë të paktën 200 njerëz dhe u plagosën rreth 7,500, prej shpërthimit të rezervave të kimikateve të depozituara në port.
Top Channel