
Ky edicion i ‘’Big Brother Vip’’ më shumë se gjithçka tjetër ka shërbyer për të treguar anët njerëzore dhe përditshmërinë e shumë personazheve që publiku është mësuar t’i ndjekë vetëm nën filtrin e spektaklit dhe ekranit.
Të shumta kanë qenë rastet kur ata kanë ndarë me njëri-tjetrin eksperienca, vështirësi dhe momente të tjera të rëndësishme nga jeta e tyre.
Përgjatë mëngjesit të sotëm ishte Arjola ajo që rrëfeu për disa prej banorëve se ka vuajtur nga depresioni si pasojë e ndarjes nga babai e tre fëmijëve të saj.
‘’Ndodhi një dhunë fizike dhe aty nuk durova dot më gjatë. Më tha s’ke ku shkon, nuk të merr më njeri me 3 fëmijë. Kam kaluar krizë identiteti, e doja atë më shumë se veten’’,- tha Arjola.
Më tej ajo shkoi se si pasojë e kësaj gjëndje ka dashur fatkeqësisht edhe të heqë dorë nga jeta.
Më herët Arjola ka treguar se ish-partneri i saj e ka tradhëtuar, veprim të cilin ajo u përpoq ta falë për 6 vite.
Top Channel