Humbet kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, përfundon në spital 18-vjeçari

14/10/2021 13:20
Foto ilustruese

Një 18-vjeçar ka mbetur i aksidentuar këtë të mërkurë në Fushë Krujë, pasi humbi kontrollin e mjetit me të cilin udhëtonte.

Burimet nga policia thanë se shtetasi R.P., i cili po drejtonte mjetin e tij tip “Golf”, humbi kontrollin dhe doli nga rruga.

Mësohet se 18-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 04.10.2021, rreth orës 12:20, në Fushë-Krujë, shtetasi R. P., 18 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Golf” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. 18-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel