21 vjeçarja Hatixhe Nur Karabulut, humbi ekuilibrin teksa bënte një foto pranë urës së filmit ‘James Bond, Skyfall’ në provincën turke të Adana.
Ajo ishte me kushëririn e saj Mazlum Sozeri, 26 vjeç, në zonën e Hacikiri, kur tragjedia goditi.
Dyshja po bënin foto me urën shekullore të ujësjellësit Varda në sfond, e cila shihet në skenën e hapjes së filit të vitit 2012 ‘Skyfall’.
Hatixhe raportohet se kishte shkelur keq me hapin e saj dhe Mazlum ishte përpjekur ta kapte.
Por të dy përfunduan duke rënë në humnerën rreth 60 meta të lartë.
Shërbimet e emergjencës që erdhën në vendngjarje përdorën një vinç për të ngritur dy kushërinjtë. Hatixhe u shpall e vdekur në vendngjarje kurse kushëriri i sja u dërgua në spital.
Ajo kishte marrë kushëririn e saj që vinte nga Spanja, për të parë atraksionin e njohur turistik.
Hatixhe lë pas dy prindërit e saj të dhimbsur dhe motrën 14-vjeçare.
Mazlum raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Varësia botërore ndaj veseve “moderne-liberale” përfshi edhe fotot “selfie” ka shënuar deri tani 330 të vdekur, sipas shifrave të fundit.
Vendi me më shumë vdekje e plagosje nga fenomeni është India më 176.
Ajo ndiqet nga SHBA me 26 vdekje dhe Rusia me 19.
Top Channel