‘’Big Brother” vendosi që të dënojë katër prej banorëve të cilët gjatë javës së shkuar kanë thyer rregulla të rëndësishme të shtëpisë.
Paloma, Iliri, Fifi dhe Arditi ”vuajtën dënimin” e tyre në një pjesë të shtëpisë, përtej luksit dhe pa asnjë komunikim me banorët e tjerë.
Përshtatja me kushtet e reja të jetesës ishte jo e lehtë për banorët ‘’rebelë’’ por përgjithësisht ata e shfrytëzuan këtë kohë dhe mundësi për të komentuar sjelljen e disa prej banorëve të tjerë dhe gjithashtu të diskutonin për rolin e tyre në shtëpinë më të famshme.
Pas rreth 48 orësh që qëndruan së bashku, ‘’Vëllai i Madh’’ vendosi që t’i bashkojë me pjesën tjetër të banorëve dhe t’i rikthejë të gjitha benefitet e mëparshme.
Urojmë që banorët të kenë nxjerrë një mesazh dhe të jenë më të kujdesshëm për të rrespektuar rregullat në vazhdim.
Top Channel