Presidenti serb Aleksandar Vucic deklaroi se ka biseduar në telefon me të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak dhe i ka kërkuar atij të frenojë palën kosovare dhe nëse nuk do të jetë në gjendje për ta bërë një gjë të tillë, atëherë do të jetë vetë ai që do t’i ndalojë.

“Më thanë se jemi duke punuar dhe më pas i bënë ata të tërhiqen. Sidoqoftë, duhet të keni parasysh, sipas burimeve tona të inteligjencës se për atë që bënë sot, ata kishin mbështetjen e të paktën një shteti, dhe ai nuk është vend i BE-së së sotme”, është presidenti serb, i cituar nga shtypi në Kosovë.

“Sot e telefonova Lajçakun dhe ia thashë të gjitha, ndoshta e humba durimin, vetëm se BE-ja nuk i ka përmendur përsëri të dyja palët”, ka shtuar Vuçiç, sipas të cilit po synohet që para pranverës të zhduket Republika Srpska dhe që kjo do të bie në shpinë të Serbisë. Ai tha se Kosova ka edhe përkrahjen e gjithë QUINT-it.

“SHBA-ja, Gjermania, Britania e Madhe, Franca, të gjithë QUINT-it, duhet të kuptoni të gjithë, se nuk do të heqin dorë nga Kosova e pavarur. Asnjë zgjidhje për Kosovën nuk është e mirë. Sot në veri të Kosovës kemi paga më të mëdha se në Rashkë, gjithçka e mendoj njësoj si ju, çdo rresht, por pyetja është se cili do të ishte reagimi ynë më i mirë”, tha ai.

Top Channel