‘E qeshura të del me vështirësi…’/ Rama-Bashës: Zgjohen vonë, vjen i fundit dhe flet fjalë të ulëta para dynjasë

14/10/2021 12:17

Kryeministri Rama ka folur me tone të ashpra nga foltorja e Kuvendit pas fjalorit jo të përshtatshëm të përdorur nga ana e Kryedemokratit Basha.

Në fjalën e Kryeministrit sigurisht që nuk kanë munguar as ironitë, ndërsa vazhdimisht i bën thirrje Bashës që të mos sillet njësoj si ish kryeministri Sali Berisha, të cilin e quan ‘ustai’.

Rama: Është fundi i një parti ka bërë çka bërë po deri këtu s’kishe shkuar. Foltoren këtu nuk e solla unë dhe se dëgjuar dhe s’ke për ta dëgjuar nëse nuk do ta sjellësh.

Pse ndërhyn, pse qesh? Ajo që të del natyrshëm ka filluar të dali me vështirësi. Të kam pikë referimi sigurisht mendoj për të mirën tënde gjithmonë, sa më mirë të jetë opozita aq më shumë mund të angazhohet shumica. E mora fjalën për të vënë disa pika mbi “i”. Foltoren e sjell ti kur vjen këtu i fundit, sepse e dimë që zgjohesh i fundit dhe fillon një logore fjalësh më të ulëta që mund të nxjerrë njeriu, në sy të gjithëve dhe dynjasë që na ndjek.

Ta thash dhe po ta përsërish mos imito atë që këtu e quajti ustai, i joti jo i imi, sepse sa më shumë e imiton aq më pak mund të kthesh në realitet ato që shikon në ëndërr, ai thoshte se sa herë dilte këtu që edhe studentët e mjekësisë, ti e bëre të psikologjisë. Ai vinte diagnoza kur replikonte me mua dhe ti po ashtu. Por ai ishte autori i një dosje të fabrikuar të cilës i ka dalë rrënja e të vërtetës në lidhje me djalin tim, ti e rimerr këtu mbas 30 vjetësh dhe më tregon prindin dhe këta të tjerët duartrokasin. E Kupton sa poshtë je, me këto do ta ringresh? Se ke që në 2013 që tha do ngrihemi dhe kur vjen puna gdhihet dita dhe nga humbja në humbje. Me këto do bësh opozitën duke folur si ustai jot, duke nxjerrë fjalë që është turp për të gjithë ne, si prindër në radhë të parë, të mbushim tv me ato fjalë. Ul e ngri fjalët më të ulëta mes gjithë këtyre grave dhe burrave, me këto do fitosh? Nuk fiton me këto.

Top Channel